Noizy paraqitet në Gjykatë
Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur të mërkurën në GJKKO. Rajku është thirrur në procesin e grupit të Laert Haxhiut në cilësinë e dëshmitarit. Gjatë seancës së shkuar mbrojtja e të pandehurit kërkoi thirrjen e rreth 60 dëshmitarëve, duke argumentuar se dëshmitë e tyre janë të nevojshme për sqarimin e rrethanave të…
ShowBiz
Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur të mërkurën në GJKKO.
Rajku është thirrur në procesin e grupit të Laert Haxhiut në cilësinë e dëshmitarit.
Gjatë seancës së shkuar mbrojtja e të pandehurit kërkoi thirrjen e rreth 60 dëshmitarëve, duke argumentuar se dëshmitë e tyre janë të nevojshme për sqarimin e rrethanave të çështjes. Haxhiu, i cili mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, nuk u paraqit fizikisht në sallën e gjyqit.
Në lidhje me episodin e vendosjes së tritolit në dyqanin e reperit Noizy në Durrës, avokatët e tij kërkuan që të thirren si dëshmitarë Bashkim Rajku, babai i reperit të njohur, si dhe Kleviol Ahmetaj, i njohur me nofkën “Cllevio”, i cili është ekstraduar disa muaj më parë nga Dubai.