Çitaku shkruan për përvjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte ndërtues i urave mes njerëzve, në kohët më të vështira besoi te fjala
Ish-deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shkruar për përvjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit. Ajo ka thënë se Agani ka qenë ndërtues i urave në mes të njerëzve, dialogut dhe vizionit. “Në kohët më të vështira, ai besoi te fjala, te arsyeja dhe te e drejta jonë për liri. Trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyese për…
Lajme
Ish-deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shkruar për përvjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit.
Ajo ka thënë se Agani ka qenë ndërtues i urave në mes të njerëzve, dialogut dhe vizionit.
“Në kohët më të vështira, ai besoi te fjala, te arsyeja dhe te e drejta jonë për liri. Trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyese për shtetin tonë”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë:
Më 6 maj 1999, forcat serbe ekzekutuan profesor Fehmi Aganin.
Profesor Agani ishte ndërtues i urave mes njerëzve, njeri i dialogut dhe i vizionit. I bekuar me mendje brilante dhe zemër të pastër, ai luajti rol udhëheqës në rezistencën tonë paqësore gjatë viteve 1990, duke i dhënë zë urtësisë, dinjitetit dhe qëndresës së Kosovës.
Në kohët më të vështira, ai besoi te fjala, te arsyeja dhe te e drejta jonë për liri. Trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyese për shtetin tonë.
Lavdi e përjetshme profesor Fehmi Aganit.