Sylvinho krenar me shqiptarët në Euro 2024: Unë jam pjesë e juaja
Kampi i Kombëtares së Shqipërisë ka mbërritur sot në Aeroportin e Rinasit pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Evropian Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos u eliminuan mbrëmë nga Euro 2024 pas humbjes 1:0 nga Kombëtarja e Spanjës, raporton KosovaPress. Pasi mbërriti në Rinas, trajneri Sylvinho u shpreh tejet krenarë me futbollistët e tij dhe tifozët…
Sport
Kampi i Kombëtares së Shqipërisë ka mbërritur sot në Aeroportin e Rinasit pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Kuqezinjtë e Sylvinhos u eliminuan mbrëmë nga Euro 2024 pas humbjes 1:0 nga Kombëtarja e Spanjës, raporton KosovaPress.
Pasi mbërriti në Rinas, trajneri Sylvinho u shpreh tejet krenarë me futbollistët e tij dhe tifozët shqiptarë që i shoqëruan në këtë rrugëtim të shkurtër.
“Ishte një eksperiencë ne mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani“, tha Sylvinho.