Sveçla për aksionin “Heshtja”: U arrestuan gjashtë persona, u sekuestruan 1.6 kilogramë kokainë dhe 301 mijë euro asete

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me operacionin e kodurar “Heshtja” që ka realizuar Policia e Kosovës bashkë me AKI-në dhe Prokurorinë. Ai e ka mirëpritur këtë aksion që ka rezultuar me goditjen e grupit të organizuar kriminal që mirrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës në rajonin e Prishtinës. “Operacioni…

Lajme

15/11/2026 18:12

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me operacionin e kodurar “Heshtja” që ka realizuar Policia e Kosovës bashkë me AKI-në dhe Prokurorinë.

Ai e ka mirëpritur këtë aksion që ka rezultuar me goditjen e grupit të organizuar kriminal që mirrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës në rajonin e Prishtinës.

“Operacioni i koduar “Heshtja”, përmes të cilit u arrestuan gjashtë persona të dyshuar dhe u sekuestruan rreth 1.6 kilogramë kokainë, substanca të tjera narkotike, përfshirë marihuanë dhe ekstazi, si dhe asete në vlerë të përgjithshme prej rreth 301 mijë eurosh, dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe hetimeve profesionale në luftimin e krimit të organizuar. Beteja jonë përballë kësaj dukurie, e cila prek të gjithë shoqërinë tonë e veçanërisht të rinjtë, është e vazhdueshme, e pandalshme dhe e pakompromis”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbështesin dhe fuqizojnë veprimet e institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, me qëllimin për të goditur grupet kriminale në çdo nivel të organizimit të tyre. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: