Sveçla pas takimit me Anu Prattipati: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në sigurinë e Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë një postim pas takimit që ka pasur me të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati. Sveçla, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’ve për institucionet e Kosovës. Postimi: Kisha kënaqësinë…

Lajme

27/02/2026 19:56

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë një postim pas takimit që ka pasur me të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Sveçla, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’ve për institucionet e Kosovës.

Postimi:

Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-ve, znj. Anu Prattipati.

E informova mbi të arriturat e deritanishme dhe për prioritetet tona në fushën e sigurisë, mbi të cilat do të angazhohemi gjatë mandatit të ri qeverisës.

Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet tona, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë.