Suspendimi i katër policëve, Ramadani: I panevojshëm, ka indikacion të presionit puro politik – Urdhëruesit kanë abuzuar autoritetin

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë dhe ish shef i AKI-së ka reaguar në lidhje me raportimet për suspendimin e 4 policëve të Njësisë Speciale, e që dyshohet se janë suspenduar pasi kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit Dimal Bashën. Ramadani në lidhje me këtë suspendim ka thënë se ka qenë i panevojshëm dhe ka…

Lajme

16/09/2025 18:44

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë dhe ish shef i AKI-së ka reaguar në lidhje me raportimet për suspendimin e 4 policëve të Njësisë Speciale, e që dyshohet se janë suspenduar pasi kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit Dimal Bashën.

Ramadani në lidhje me këtë suspendim ka thënë se ka qenë i panevojshëm dhe ka indikacion të presionit puro politik, shkruan lajmi.net.

“Hapja e një procedure disiplinore, në rastin e komunikimit të shkurtër ndër-kolegial në grup të viber, as nuk është dashur të ndodh. E në rastin e tashëm, suspendimi për shkak të procedurës disiplinore hiq e më hiq. Kjo ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që e kanë abuzuar autoritetin dhe kanë bërë shkelje penale, për çka ka thënë se duhet të hetohen nga IPK.

“Urdhëri joligjor nuk duhet zbatuar! Oficerët e zyrtarët policorë e dinë mirë këtë!”, ka shtuar Ramadani. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: