Suspendimi i katër policëve, Haradinaj: Sapo të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së MPB-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pasi është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pasi sipas raportimeve të njëjtit në një grup me kolegë kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha. Në lidhje me këto masa, Haradinaj ka thënë se janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim…

Lajme

16/09/2025 20:19

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pasi është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pasi sipas raportimeve të njëjtit në një grup me kolegë kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha.

Në lidhje me këto masa, Haradinaj ka thënë se janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim të ushtrimit të diktatit me masa arbitrare, për çka ka thënë se më parë janë ushtruar nga Presidenca dhe tash nga “kërkushi hiç”.

“Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë se Brendshme. Policia nuk është vegël përmes së cilës herë dëshironi të tregoni “muskuj” e herë i shtypni sipas agjendave tuaja politike ditore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: