Basha nuk e merr parasysh vendimin e Kushtetueses dhe nuk ndërron mendje: Kuvendi është i konstituuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha nuk ka ndërruar qëndrimin e tij edhe pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosur që deri në fund të shtatorit, Kuvendi nuk duhet të ndërmarrë asnjë hap për formimin e Qeverisë së re. Për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të fundit nga komuniteti serb, Gjykata Kushtetuese,…

Lajme

16/09/2025 20:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha nuk ka ndërruar qëndrimin e tij edhe pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosur që deri në fund të shtatorit, Kuvendi nuk duhet të ndërmarrë asnjë hap për formimin e Qeverisë së re.

Për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të fundit nga komuniteti serb, Gjykata Kushtetuese, duke mbështetur pretendimet e deputetëve të këtij minoriteti, njoftoi të premten se përpjekjet e mëtejshme për konstituimin e Parlamentit po ashtu duhen ndalur plotësisht deri në datën 30 shtator.

Basha në seancën e 30 gushtit kishte shpallur të mbyllur konstituimin e Kuvendit pa zgjedhjen e njërit nënkryetar dhe kishte thirr mbledhjen e kryesisë për të hënën, e cila dështoi pasi opozita refuzoi t’i shkonte me arsyetimin se nuk duan të bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

Ai është pyetur sot nga KosovaPress, nëse ka ndryshuar qëndrim pas vendimit të Kushtetueses, por ai qëndron në atë që e ka thënë.

“Mendoj që e keni pa shpalljen që e kemi bërë në Kuvendi që është konstituuar Kuvendi “, ka shkruar ai.

Basha ka refuzuar të flas se çka do të bëjë pas 30 shtatorit.

Bashës ia kanë rikujtuar edhe ndërkombëtarët, ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë, që Kuvendi nuk është i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb, por që duket se as kjo nuk ka ndikuar që Basha të ndryshoj mendje.

Ai pas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve, kishte thirrur mbledhje të kryesisë por që në atë takim nuk kishin shkuar nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora Çitaku dhe nënkryetari i Kuvendit nga LDK, Kujtim Shala.

Edhe nga opozita, në vazhdimësi kanë deklaruar se Kuvendi nuk është konstituuar ende dhe se ende nuk mund t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë, për çka nga LVV vetëm se e kanë propozuar mandatarin në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, e që është Albin Kurti.