Surpriza e natës së sotme – Atletico Madrid eliminohet nga Copa del Rey
UD Cornell nga liga e tretë e Spanjës kanë arritur që të kualifikohen tutje dhe të eleminojnë Atletico Madrid.

Sport
Pas një rezultati minimal 1-0, Cornell arritën që ta eleminojnë nga Kupa e Mbretit Los Colchoneros.
Pas golit të shënuar në minutën e 7-të nga Jimenez, Cornell e mbrojtën rezultatin deri në fund të ndeshjes, transmeton lajmi.net.
Diego Simeone u godit më së shumti në ndeshjen e sotme kur Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, me ç’rast edhe u largua nga loja./Lajmi.net/