Suplimenti që mund t’iu ndihmojë me humbjen e peshës

22:30 | 12 Shkurt 2019

Suplimentet për humbje peshe mund t’iu ndihmojnë pacientëve mbipeshë në planet e dietës.

Humbja e peshës mund të jetë vendimtare për pacientët që janë mbipeshë, transmeton lajmi.net.

Ndryshimet në stilin e jetesës dhe ndryshimet afatgjata në dietë mund t’i ndihmojnë disa pacientë që të humbin peshë, transmeton lajmi.net.

Marrja e suplimenteve për humbje të peshës mund të jetë në shtytje e madhe për ata që kanë plane për dietë.

Ju mund të rrisni shanset tuaj për të humbur peshë duke marrë suplimente të uthullës së mollës, kanë pohuar shkencëtarët.

Uthulla e mollës mund t’iu ndihmojë të ndjeheni plot më gjatë, gjë që më pas zvogëlon marrjen e kalorive, tha nutricionistja Franziska Spritzler.

Përbërësi i saj aktiv, acidi acetik, është përgjegjës për vetitë e humbjes së peshës, tha ajo.

Ky supliment përmirëson metabolizmin, zvogëlon deponimin e yndyrës, largon oreksin dhe madje djeg dhjam, sipas nutricionistes. /Lajmi.net/