Superkompjuteri parashikon fituesin e Premierligës dhe të ‘Këpucës së Artë’
Një superkompjuter me një vlerësim të lartë ka parashikuar tabelën përfundimtare të Premierligës për edicionin 2019/20.
Sport
Manchester City do të shpallet kampion për herë të tretë radhazi, ndërsa Liverpool, Tottenham dhe Chelsea do ta kompletojnë top-katërshen.
Çuditërisht, Arsenal dhe Manchester United do renditen në pozitat 5 respektivisht 6 pavarësisht shpenzimeve që kanë bërë në merkato, përcjell lajmi.net.
Më poshtë mund ta shihni tabelën finale sipas këtij superkompjuteri:

Ky superkompjuter gjithashtu ka parashikuar fituesin e ‘Këpucës së Artë’ në Angli.
Mohamed Salah do shënoj 29 gola, pesë më shumë se sa Harry Kane (24).

Mirëpo, ky parashikim i këtij superkompjuteri është kritikuar mjaft shumë. /Lajmi.net/