Policia shpall në kërkim një të dyshuar për vjedhje në Malishevë, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar
Policia e Kosovës në Gjakovë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar. Sipas dyshimeve, ai më 12 maj 2026 në fshatin Guriq, në Komunën e Malishevës, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është…
Lajme
Policia e Kosovës në Gjakovë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar.
Sipas dyshimeve, ai më 12 maj 2026 në fshatin Guriq, në Komunën e Malishevës, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
“Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:
- numrit emergjent 192,
- stacionit policor më të afërt,
- ose përmes e-mail zyrtar: [email protected].
Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: