Të Infektuar: 1123

Të Shëruar: 847

Të Vdekur: 30

“Superhëna” më e madhe dhe e shndritshme e vitit lind sonte

23:21 | 7 Prill 2020

Nëse arrini të keni një pamje të mirë të qiellit sonte teksa jeni në karantinë, qoftë nga ballkoni apo dritarja juaj, hidhini një sy “superhënës”.

Një fenomen i tillë ndodh kur hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt me planetin Tokë, transmeton lajmi.net.

Si rrjedhojë, Hëna duket më e madhe sesa zakonisht. Sonte pritet të jetë hëna më e madhe dhe e shndritshme që do shfaqet ndonjëherë gjatë këtij viti.

Në varësi të motit, hëna do të jetë e dukshme si për hemisferën e veriut ashtu edhe për atë jugut.

Hëna do të duket rreth 17 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e shndritshme, thotë Noah Petro, një shkencëtar i NASA, i cili inkurajon njerëzit që ta shijojnë këtë pamje në kushtet e izolimit.

“Nuk do të jetë e nevojshme që të keni pajisje të specializuara teknologjike, ajo do të jetë e dukshme edhe me sy të lirë” tha ai. /Lajmi.net/