Super Roma
Roma nuk ka të ndalur. Giallorossët shënuan edhe fitoren e nëntë të njëpasnjëshme në Serie A duke mposhtur në udhëtim Udinesen me rezultat minimal 1-0. Mesfushori amerikan Michael Bradley u bë hero i Romës duke realizuar golin e fitores në minutën e 82-të. Duhet theksuar se nga minuta e 66-të, skuadra e trajnerit Rudi Garcia…

Sport
Roma nuk ka të ndalur. Giallorossët shënuan edhe fitoren e nëntë të njëpasnjëshme në Serie A duke mposhtur në udhëtim Udinesen me rezultat minimal 1-0.
Mesfushori amerikan Michael Bradley u bë hero i Romës duke realizuar golin e fitores në minutën e 82-të. Duhet theksuar se nga minuta e 66-të, skuadra e trajnerit Rudi Garcia luajti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Maiconit.
Në duelet tjera, Juventus fitoi sigurt në shtëpi duke mposhtur Genoan 2-0 falë golave nga Arturo Vidal nga penalltia dhe sulmuesit Carlos Tevez.
Milani vazhdoi me serinë negative në ndeshjet si mysafir duke pësuar humbje 3-2 nga Parma. Më herët, Napoli fitoi ndaj Torinos 2-0 pas dy penalltive nga Gonzalo Higuain.
Rezultatet:
Napoli – Torino 2:0
Bologna – Livorno 1:0
Chievo – Fiorentina 1:2
Juventus – Genoa 2:0
Parma – Milan 3:2
Udinese – Roma 0:1