Super projekti i Florentino Perez për Real Madridin e vitit 2022
Real Madridi i vitit 2022 pritet të jetë një nga skuadrat më të frikshme në Evropë.
Sport
‘Los Blanos’ kanë shënuar një rënie të madhe që nga largimi i Cristiano Ronaldo, por kësaj rënie pritet t’i jap fund Florentino Perez, presidenti i skuadrës, që tashmë ka gati projektin për vitin 2022.
2022 do të shënojë 20 vjetorin e Perez si president i skuadrës, prandaj ai dëshiron të bëjë disa transferime që nuk do të harrohen.
Sipas raportimeve të ‘Marca’, Kylian Mbappe, Erling Haaland, por edhe rikthimi i Hakimi dhe Odegaard do të shënojnë epokën e re të Real Madrid, transmeton lajmi.net.
Real Madrid nuk kanë triumfuar në La Liga tash e disa vite, dhe ai do të jetë një nga synimet e presidentit Perez.
Mbappe mund të transferohet në Madrid qysh gjatë kësaj vere, por nëse jo këtë verë, 2022 pritet ta gjejë atë në Madrid. /Lajmi.net/