Super Mata dhe Januzaj, fiton Man Utd

Juan Mata shkëlqeu duke shënuar dy gola në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Newcastles me rezultat 4:0 në St James Park. Në ballafaqimin ku vendasit u paraqitën në mungesë të dy sulmuesve kryesorë Robin van Persie dhe Wayne Rooney, të lënduar, ekipi i David Moyesit prapë shënoi fitore duke mposhtur Newcastlen, falë paraqitjes fantastike nga…

Sport

05/04/2014 16:54

Juan Mata shkëlqeu duke shënuar dy gola në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Newcastles me rezultat 4:0 në St James Park.

Në ballafaqimin ku vendasit u paraqitën në mungesë të dy sulmuesve kryesorë Robin van Persie dhe Wayne Rooney, të lënduar, ekipi i David Moyesit prapë shënoi fitore duke mposhtur Newcastlen, falë paraqitjes fantastike nga Mata.

Ylli spanjoll shënoi dy herë, nga një në secilën pjesë të lojës, kurse Javier Hernandez shtoi një gol në minutën e 65-të. Adnan Januzaj nuk luajti si titullar, por u inkuadrua në lojë në minutën e 18-të në vend të Ashley Young të lënduar.

Dhe, ylli kosovar u inkuadrua në listën e golashënuesve kur shënoi në minutat e fundit të takimit pas një asistimi nga Mata.