Super gjest nga lojtarët e Romës, festojnë kualifikimin në finale me fanellën e Kumbullës

Roma mbrëmë arriti të sigurojë kualifikimin në finale të Evropa Ligës. Ndeshja e parë gjysmëfinale ishte vendimtare, pasi vendosi për finalistin e këtij edicioni në këtë kompeticion. Roma kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë ndaj Bayer Leverkusen, ndërsa në të dytin u ndanë baras 0:0, transmeton lajmi.net. Pas ndeshjes lojtarët e Romës bën një super…

Sport

19/05/2023 08:38

Roma mbrëmë arriti të sigurojë kualifikimin në finale të Evropa Ligës.

Ndeshja e parë gjysmëfinale ishte vendimtare, pasi vendosi për finalistin e këtij edicioni në këtë kompeticion.

Roma kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë ndaj Bayer Leverkusen, ndërsa në të dytin u ndanë baras 0:0, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes lojtarët e Romës bën një super gjest për mbrojtësin shqiptar.

Marash Kumbulla pësoi një lëndim serioz në ndeshjen e 29 prillit ndaj Milanit.

Pas një përplasje me Olivier Giroud, shqiptari iu desh të lë fushën pas 15′ minutave lojë.

Lëndimi që ai mori ishte i rëndë dhe lojtarit iu desh të bënte një intervenim kirurgjikal.

Ai iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushave për vitin 2023.

Janë lojtarët e ekipit të tij, Romës që e kujtuan atë në një moment gëzimi për ta.

Ata festuan kualifikimin në finale të Evropa Ligës me fanellën e Kumbullës./Lajmi.net/