Super futbollisti i Barcelonës ka harruar kur ka shënuar gol (FOTO)
Neymar është duke kaluar një periudhë të vështirë në Barcelonë.
Sport
Neymar nuk i ka punët mirë.
Sulmuesi i Barcelonës nuk ka shënuar gol për gjigantin katalan që 540 minuta lojë, përfshirë gjashtë ndeshjet e fundit mes Ligës së Kampionëve dhe La Ligës, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Neymar ka mundësi të realizojë para duelit të madh me Real Madridin në “El Clasico” në ballafaqimin e radhës me Real Sociedadin në fundjavë.
Ai vazhdon të konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në ekipin e trajnerit Luis Enrique.