Sulmuesit më të dobët në Serie A

Pasi Juventus e tejkaloi Romën në krye të Serisë A, Kampionati italian është ngjallur dhe prej tani e deri tek pushimi dimëror do të shohim një ballafaqim jashtëzakonisht interesant. Në stinorin ku Giuseppe Rossi dhe Alessio Cerci po shkëlqejnë para portave kundërshtare, ka sulmues të tjerë që po vuajnë të bëjnë një gjë të tillë.…

Sport

29/11/2013 22:15

Pasi Juventus e tejkaloi Romën në krye të Serisë A, Kampionati italian është ngjallur dhe prej tani e deri tek pushimi dimëror do të shohim një ballafaqim jashtëzakonisht interesant.

Në stinorin ku Giuseppe Rossi dhe Alessio Cerci po shkëlqejnë para portave kundërshtare, ka sulmues të tjerë që po vuajnë të bëjnë një gjë të tillë.

Duke lënë anash Mario Balotellin i cili ka realizuar tre gola, por është në kërkim të shënimit të parë në Serie A nga 22 shtatori, ka të tjerë me bilanc edhe më të dobët.

Amauri ende nuk ka realizuar asnjë herë, por edhe Cristaldo pas golit ndaj Milanit ka filluar ‘agjërimin’ pavarësisht minutazhit të madh (683), duke përfunduar te një Miroslav Klose i ndalur nga lëndimet dhe pak sa fati i keq.

Shikojeni renditjen: