Sulmuesi plagos një arsimtar, policia e rrethon dhe e vret

Nga qyteti Troutdale, në rrethinë të Portlandit, në shtetin federal Oregon të SHBA-ve në  shkollën e mesme Reynolds High të amrtën ka pasur të shtëna, ku është vrarë një arsimtar dhe sulmuesi i tij. 

Bota

10/06/2014 20:29

Si njofton televizioni lokal KPTV, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur forcat të mëdha policore e të sigurisë.

Shkolla është mbyllur, ndërsa qytetarët janë lutur që të mos i afrohen.

Zyra e shefit të policisë në Troutdale njoftoi se sulmuesi është vrarë, kurse një person, sipas të gjitha gjasave, arsimtar, është plagosur. Thuhet që sulmuesi ka qenë i armatosur me pushkë gjysmë automatik. Forcat speciale e kanë rrethuar sulmuesin në WC-në e shkollës dhe pasi nuk është dorëzuar e kanë vrarë.

Motivet e këtij sulmi mbeten të panjohura.