Sulmuesi i njohur zbulon premtimin për gjyshin e tij para se të vdiste: I thashë se do të luaja një ditë për Realin
Kapiteni i Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang i ka premtuar gjyshit të tij të ndjerë përpara 6 vitesh se një ditë do të luante për Real Madridin.
Sport
Në një intervistë të fundit, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit zbulon premtimin për njeriun e tij të zemrës dhe arsyen se përsen i feston golat që shënon me akrobaci.
“Përpara se ai të vdiste dy vite më parë, i premtova se një ditë do të luaja për Real Madridin. Gjyshi im ishte nga Avila, jo larg prej Madridit. E di që nuk është e lehtë, por është diçka që e kujtoj gjithmonë. I festoj golat me saltro në respekt të ish-sulmuesit të Realit Hugo Sanchez. Kam parë shumë video të tij në internet dhe e kam ndjekur që kur kam qenë fëmijë”, deklaroi gabonezi.
Real Madridi po tenton prej vitesh ta blejë Aubameyangun, por asnjëherë nuk ka arritur ta sigurojë futbollistin afrikan.
Edhe për këtë merkato verore, drejtuesit e Realit mund të mendojnë për shërbimet e tij.. sidomos pas kësaj deklarate. /Lajmi.net/