Sulmuesi i Arsenalit pranë huazimit tek kjo skuadër
Arsenali do të vazhdojë me reformat në repartin sulmues në afatin e janarit.
Sport
Në mes të pasigurive të sulmuesve si Aubameyang i cili u dënua së fundit për arsye disiplinore të cilit i’u tërhoq edhe shiriti i kapitenit, e gjithashtu edhe Alexandre Lacazettes i cili ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin, “Gunners” kanë vendosur për të ardhmen e një sulmuesi tjetër.
Bëhet fjalë për të riun, Folarin Balogun i cili është pranë kompletimit të një marrëveshje tek skuadra e Middlesbrough.
Këtë e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë përditësimet më të fundit duke e konfirmuar lëvizjen.
“Folarin Balogun tani është afër përfundimit të transferimit të huazimit te Middlesbrough, siç u raportua dje. Bisedimet po përparojnë me Arsenalin, bordi i Topçinjve u përgatit për të pranuar. Është thjesht çështje kohe”, ka theksuar Romano në Twitter. /Lajmi.net/