Sulmohet ‘Pride’ në Podgoricë

Parada e parë e homoseksualeve dhe e komunitetit LGBT, e mbajtur në Podgoricë, është përcjellë me incidente. Grupe të rinjsh kanë tentuar që të sulmojnë pjesëmarrësit e kësaj parade.

Lajme

20/10/2013 15:24

Mediat në Podgoricë bëjnë të ditur se grupe të rinjsh kanë tentuar të sulmojnë pjesëmarrësit e paradës së parë të homoseksualëve “Pride”, të mbajtur sot në Podgoricë.

Si pasojë e këtyre sulmeve, një i ri 15 vjeçar është plagosur, pasi që kishte tentuar që të hedhë një mjetë eksplozivi në turmën e kësaj parade, mirëpo testi i tij kishte dështuar dhe si rrjedhojë ishte përfshirë i tërë me flakë. Ai është dërguar në spital për kurim.

Forca të shtuara policore patën bllokuar pothuajse të gjithë qendrën e Kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës, për t’i lënë mundësinë e organizimit të Paradës së komunitetit të homoseksualëve “Pride”.

Paradën e parë të “Pride” (Krenarisë), e cila u mbajt në Podgoricë, e kanë vëzhguar rreth 2000 policë.

Ky tubim është cilësuar me një mundësi të madhe rrezikshmërie, kështu që Policia Malazeze ka hartuar një plan rigoroz për të mbajtur rend, njoftojnë mediat malazeze.

Në paradë është thënë se do të kishte të pranishëm përfaqësues të lartë të shtetit, pjesëtar të korit diplomatik si dhe pjesëmarrës nga organizata LGBT.