Sulmohet me thikë ambasadori amerikan në Seul

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Korenë e Jugut, Mark Lippert, është sulmuar me thikë mëngjesin e së enjtes, derisa ishte ulur për të ngrënë mëngjesin, pas një takimi që kishte në një qender artistike në qendër të kryeqytetit jugkorean, Seul.

Bota

05/03/2015 10:10

Ambasadori Lippert u sulmua nga një nacionalist korean, 55 vjecar, i quajtur Kim Ki-Jong. Sulmuesi e goditi ambasadorin me thikë në faqe, duke i shkaktuar një plagë prej 11 centimetrash të gjatë, ndërsa në kacafytje e sipër e preu edhe në dorën e majtë, në gjatësi tre centimetra.

Sigurimi mbanë të shtrirë sulmuesin Kim Ki-Jong
Sigurimi mbanë të shtrirë sulmuesin Kim Ki-Jong

Sigurimi reagoi me shpejtësi dhe e neutralizoi sulmuesin, duke ia mbajtur këmbën në qafë, derisa u arrestua nga policia. Kur kaloi pranë tavolinës, me thikë të fshehur pas shpine, me tu afruar, sulmuesi kishte bërtitur: “Nuk duam stërvitje ushtarake me Amerikën”!; “Duam që Korea e Jugut dhe Korea e Veriut të bashkohen!”.

Sulmuesi kishte tentuar t’ia priste damarët e qafës ose të dorës, por sipas mjekëve që ia kanë qepur plagët, ambasadori ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë, edhe pse pas sulmit dukej shumë keq, pasi kishte spërkatur edhe tavolinën me gjak. Por mjekët kanë thënë se asnjë damar nuk i është dëmtuar, dhe se, pas intervenimit është liruar nga spitali.

Presidenti amerikan, homologu i tij jug-korean dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, kanë dënuar sulmin, duke e uruar ambasadorin Lippert për shërim sa më të shpejtë. Gjithashtu, autoritetet e të dyja vendeve, kanë pohuar se ky incident nuk do të ndikojë në lëkundjen e raporteve të mira të të dyja shteteve.

Koreja e Veriut i ka përshkruar ushtrimet e e përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat përfshijnë më shumë se 200.000 trupa, si një provë për një pushtim dhe ka premtuar hakmarrje. Por nuk ka dëshmi se sulmuesi ishte një agjent i Koresë së Veriut.

Lippert, një ish-ndihmës sekretar amerikan i Mbrojtjes, u emërua ambasador në Korenë e Jugut në vitin 2014. Gruaja e tij lindi në Seul, dhe çifti i dha djalit të tyre një emër korean, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Ambasadori Mark Lippert
Ambasadori Mark Lippert