Sulmi ndaj mediave-Deda: Po shpërfaqet brutalisht ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit, Kosova e “babës”
Opinionisti Ilir Deda ka folur lidhur me sulmet e bëra nga Qeveria Kurti ndaj mediave, duke i cilësuar ato si të rrezikshme dhe të destinuara për të dështuar. Ai më tej tha se po shfaqet ëndrra e Shqipërisë së “xhaxhit”, me synimin që Kosova të bëhet “e babës”. “Tani po shfaqet në formën më brutale…

Lajme
Opinionisti Ilir Deda ka folur lidhur me sulmet e bëra nga Qeveria Kurti ndaj mediave, duke i cilësuar ato si të rrezikshme dhe të destinuara për të dështuar.
Ai më tej tha se po shfaqet ëndrra e Shqipërisë së “xhaxhit”, me synimin që Kosova të bëhet “e babës”.
“Tani po shfaqet në formën më brutale kjo ëndërr e Shqipërisë së xhaxhit, me u bë Kosova e babës”, tha Deda në Klan Kosova.
Ai shtoi se nuk e kupton qëllimin e veprimeve të tilla, duke theksuar se lufta kundër mediave është gjithmonë e humbur.
“Përnjëmend nuk e di çfarë po duan këta njerëz, sepse lufta kundër medias është gjithmonë e humbur. Askush nuk e ka fituar dhe nuk do ta fitojë, as kjo qeveri dhe asnjë në të ardhmen”, tha Deda.