Sulm kibernetik në Facebook, kujdes nëse ju vjen ky mesazh

Facebook ka rënë pre i një sulmi masiv kibernetik. Bëhet fjalë për një virus të shpërndarë me shpejtësi dhe sipas ekspertëve për sigurinë, dyshohet se ka arritur të prekë 1 person në 20 sekonda.

Fun

08/07/2016 00:01

Përdoruesit e prekur marrë një mesazh ku shkruhej se një prej “miqve” i ka përmendur në një postim dhe kur e kanë hapur hakerat i kanë vjedhur llogarinë.

Një moment që përdoruesi hap këtë mesazh, hakerat janë në gjendje t’i vjedhin llogarinë.

 

Ky virus u mundëson hakerave akses të plotë në Facebook-un tuaj dhe kanë mundësi që të ndryshojnë fjalëkalimin dhe opsione të tjera të privatësisë. Deri tani janë prekur 10 mijë adresa Facebook-u në Evropë, Amerikën e Jugut e Brazil.

Pas këtij sulmi masiv, inxhinierët e Facebook kanë masa për të parandaluar përhapjen e virusit.