Sulm islamofiboik, një maroken vritet nga fqinji francez

Sipas Shtëpisë Kundër Sulmeve ndaj Islamit në Francë, thuhet se vrasja është bërë si pasojë e një sulmi islamofobik.

Bota

17/01/2015 18:03

Një i ri maroken është vrarë në mënyrë makabre me 17 gjuajtje me thikë nga komshiu i tij francez në jug të Francës në provincën Vaucluse. 

Sipas Shtëpisë Kundër Sulmeve ndaj Islamit në Francë, thuhet se vrasja është bërë si pasojë e një sulmi islamofobik. 

Sipas informacioneve personi i vrarë është 47 vjeçari Muhamed El Makouli.

Thuhet se atentatori është me të meta mendore dhe se ai është një shizofren i cili mbahet në një spital të çmendurish, raporton Anadolu Agency. 

Kryetari i Shtëpisë Kundër Sulmeve ndaj Islamit, Abdullah Zekri ka deklaruar se atentatori në momentin e sulmit ka ofenduar Muhamed El Makouli duke i thënë “unë jam Allahu yt” dhe “unë jam Islami yt”. 

Sipas informacioneve thuhet se në momentin e vrasjes së Muhamed El Makouli, bashkëshortja e tij 31 vjeçare ka mbetur e plagosur.