Suita e parë e hotelit në botë e dekoruar me “djath”, disa pamje brenda saj
Një suitë hoteli në Londër, enterieri i së cilës është i dekoruar me forma që i përngjajnë djathi, po konsiderohet e para në botë e këtij lloji.
Fun
E ashtuquajtura ‘Suita e Djathit, siç njofton Daily Mail, përmban orendi, tapiceri, jastëkë, e madje edhe sapunë që i ngjasojnë djathit, transmeton lajmi.net.
Akomodimi është i atillë që duhet gatuar vetë. Por, hoteli ua lehtëson punën, meqë ofron shumë libra gatimi me djath.
Por, nëse nuk iu gatimin, të ftuarit mund të thërrasin shërbimin e të porosisin ushqimet e dëshiruara.
Po ashtu, dhoma është e pajisur me lojëra klasike, për t’iu ndihmuar të kaloni kohën.
Suita, e cila është në një kompleks apartamentesh, është krijuar nga Café Rouge për të festuar menunë e re. Inaugurimi i suitave të reja do bëhet më 6 shkurt. /Lajmi.net/
