Suedia i rikthen emigrantët kosovarë

Pas numrit të madh të kosovarëve të cilët iu drejtuan shteteve evropiane për të kërkuar azil, Suedia njëri ndër vendet e BE-së i ka refuzuar kërkesat e tyre për azil.

Lajme

04/06/2015 20:20

Emigrantët kosovarë të cilët morën rrugët e Europës, do të rikthehen nga Suedia në Kosovë pas katër muajsh, transmeton Klan Kosova.

Në mesin e 107 të riatdhesuarve nga Malmo e Suedisë, kishte edhe të tillë që u ndjenë të dëshpëruar pas kthimit.

Ministria e Punëve të Brendshme, është deklaruar se nuk do të ketë mbështetje financiare për të kthyerit nga shteti suedez.

Në listat e shteteve që tregojnë për lëvizjet e emigrantëve brenda Europës, Kosova radhitet mjaft lartë.