Suarez mbërrin në Perugia

Luis Suarez do t'i nënshtrohet testit të gjuhës italiane për t’u pajisur me pasaportë italiane.

Sport

17/09/2020 15:29

Luis Suarez ka mbërritur në Perugia, qyteti italian ku do t’i nënshtrohet testit të gjuhës italiane për t’u pajisur me pasaportë italiane, raporton “Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net.

Përkundër lajmeve të fundit se procesi i pajisjet me pasaportë italiane do të marrë kohë mbi një muaj duke e pamundësuar regjistrimin e tij në Juventus për ndeshjet e Ligës së Kampionëve  – klub i interesuar për transferimin e tij – Suarez prapë do t’i nënshtrohet testit.

Suarez ka marrë sot pjesë në stërvitjen ekipore të Barcelonës.

Por, vazhdojnë të qarkullojnë spekulime në lidhje me largimin e tij nga Camp Nou. /Lajmi.net/