Suarez ua hap birrën me dhëmbë
Tash e tutje, ju nuk do ta keni problem se si ta hapni birrën. Kjo pasi në treg do ta keni në dispozicion çelësin e posaçëm të birrës, Suarez. Ju do të mund ta hapni birrën me dhëmbët e sulmuesit uruguaian.
Sport
Më lehtë se tash, nuk keni mundur ta hapni birrën ndonjëherë. Në dispozicion tuajin do të jetë çelësi i birrës, Suarez.
Në fakt, do të jetë sulmuesi uruguaian ai i cili do t’ua hap birrën me dhëmbët e tij.
Ideja gjeniale ka arritur nga Kina, ku është prodhuar çelësi që e hap birrën.
Kjo ide ka lindur pasi futbollisti i Liverpoolit e kafshoi në krahë mbrojtësin italian, Giorgio Chiellini, në ndeshjen ndërmjet Uruguait dhe Italisë.
Ju mund të pajiseni me këtë çelës të veçantë për afro dy euro, sapo të arrijë ai nga Kina.