Suarez pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Napolit

E çuditshme, por Luis Suarez mund të jetë gati për ndeshjen kundër Napoli.

Sport

14/03/2020 23:41

Ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit mund të na tregojë në fushë edhe yllin uruguaian, Suarez.

Suarez i është nënshtruar një operacioni në gju më herët gjatë këtij sezoni, dhe rikthimi i tij pritej të vinte në fund të sezonit.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që të shtyhen edhe disa ndeshje, duke i dhënë mundësi lojtarit që të kap më shumë ndeshje këtë sezon.

Kështu, ‘AS’ shkruan se Suarez pritet të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Napoli, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i kampionëve të La Liga synonte të kthehej në prill.

Suspendimi i ndeshjeve ka bërë që Suarez të ketë një mundësi të mirë që të kthehet në kohë për ndeshjen e LK. /Lajmi.net/