Suarez kushtoi 252.9 milionë euro

Barcelona do ta paguajë Luis Suarezin plot 252.9 milionë euro duke konsideruar vlerën e transferimit, pagën e tij gjatë kontratës në Camp Nou dhe shpenzimet e tjera. Pas tij vijnë Angel Di Maria dhe James Rodriguez.

Sport

16/12/2014 21:13

Luis Suarez i kushtoi Barcelonës 252.9 milionë euro.

Duke konsideruar vlerën e transferimit, pagën e tij gjatë kontratës në Camp Nou dhe shpenzimet e tjera, ylli uruguaian i bie që i kushtoi gjigantit katalan mbi 250 milionë euro.

Me të njëjtën llogaritje, përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Angel Di Maria është i dyti me transferim me vlerë prej 240.7 milionë euro.

Ylli argjentinas u largua nga Real Madrid duke iu bashkuar gjigantit nga Old Trafford për 75 milionë euro.

I treti është James Rodriguez.

Mesfushori ofanziv braktisi Monacon duke nënshkruar për Real Madridin në transferim që në total kap shifrën prej 168.7 milionë euro.