Suarez i pakënaqur me Atletico Madrid
Sulmuesi Luis Suarez raportohet se është i pakënaqur me trajtimin që është duke i bërë Atletico Madrid.
Sport
Më 30 qershor të këtij viti, uruguaianit i përfundon kontrata me Atletico Madridin dhe momentalisht ende s’ka pranuar ndonjë ofertë për rinovim.
Që nga transferimi në vitin 2020 te Atletico Madrid, Suarez ka qenë në një formë mjaft të mirë, derisa atë sezon shënoi 21 gola, transmeton lajmi.net.
Por, sipas gazetës prestigjioze ‘Marca’, futbollisti ende nuk ka marrë një ofertë për të rinovuar me ekipin e Diego Simeones.
Raporti shton se Suarez ka edhe disa propozime nga klubet e tjera spanjolle, duke marrë parasysh se synimi i këtij të fundit është qëndrimi në La Liga edhe për disa vite./Lajmi.net/