Suarez: FIFA gaboi me Suarezin

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard nuk mund të besojë se ish sulmuesi i Reds, Luis Suarez, nuk është përfshirë në rrethin e gjerë të kandidatëve të FIFA-s për Topin e Artë.

Sport

31/10/2014 22:48

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka kundërshtuar vendimin e FIFA-s që nuk e përfshiu në listën e gjerë të kandidatëve ish sulmuesin e Reds, përforcimin e ri të Barcelonës, Luis Suarez.

“Luis shënoi 31 gola dhe u shpall futbollisti më i mirë në ligën më të fortë në botë. Si është e mundur që ai të mos jetë në mesin e kandidatëve për Topin e Artë? E pabesueshme”, deklaroi ikona e Liverpoolit.

“Luis do të duhej të ishte në garë me Ronaldon. Nuk mund të besoj se nuk është përfshirë në rrethin e gjerë, kjo është politika në futboll apo jo”, shtoi ai.

Suarez shkëlqeu në edicionin e kaluar me fanellën e Liverpoolit dhe gjatë afatit kalimtar të verës nënshkroi për Barcelonën në transferim me vlerë prej 75 milionë funte.

Kurse, për gjigantin katalan debutoi në El Clasico, në humbjen 3:1 nga Real Madrid në Santiago Bernabeu.