Suarez: Barcelona me tha se isha i vjetër dhe nuk mund të luajë në nivelin e lartë
Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez ka folur sërish lidhur me largimin nga Barcelona.
Sport
Uruguaiani është duke shkëlqyer me “Los Rijoblancos”, që këtë edicion janë kandidati kryesor për titull të La Liga-s, përcjellë lajmi.net.
Suarez për Marca, tha se Barcelona i kishte thënë se është i vjetër dhe nuk mund të luante në nivelin e lartë dhe mendon se ata duhej të kishin treguar respekt.
“Çfarë me shqetësoi vërtetë ishte se me thanë që isha i vjetër dhe nuk mund të luaja në nivelin e lartë”.
“Ata me thanë se nuk kanë besim te unë. Unë meritoja respekt”.
“Nëse nuk do kisha treguar asgjë te Barcelona për tre apo katër sezone, do e kisha kuptuar, por shënoja më shumë se 20 gola për çdo sezon”.
“Gjithmonë kam pasur statistika të mira, pas Messit. Nuk do isha i lumtur aty ku njerëzit nuk me duan”, deklaroi ai.
Suarez këtë edicion është duke garuar me mikun e tij, Messin për trofeun ‘Pichichi’ dhe deri me tani kanë shënuar nga 16 gola secili./Lajmi.net/