Suarez arrin marrëveshje me skuadrën uruguajane, Nacional

Luis Suarez ka arritur marrëveshje me skuadrën uruguajane, Nacional. Futbollisti e konfirmoi këtë përmes rrjeteve sociale, transmeton lajmi.net. Uruguajani deri më tani luante tek Atletico Madridi, skuadër me të cilën i përfundoi kontrata. “Kam arritur marrëveshje me Nacional. Shpresoj që detajet e tjera të kryhen së shpejti në mënyrë që kjo punë të kryhet sa…

Sport

26/07/2022 23:09

Luis Suarez ka arritur marrëveshje me skuadrën uruguajane, Nacional.

Futbollisti e konfirmoi këtë përmes rrjeteve sociale, transmeton lajmi.net.

Uruguajani deri më tani luante tek Atletico Madridi, skuadër me të cilën i përfundoi kontrata.

“Kam arritur marrëveshje me Nacional. Shpresoj që detajet e tjera të kryhen së shpejti në mënyrë që kjo punë të kryhet sa më shpejt”, theksoi ai.

Ish-lojtari i Liverpoolit e Barcelonës pranoi disa oferta të rëndësishme nga Evropa, por nuk i mori në konsideratë. /Lajmi.net/