Studiuesit: Një seancë e shishas po aq e dëmshme sa një pako cigare

Një seancë e vetme e shisha-s mund të ketë të njëjtat efekte negative të pirjes së më shumë se një pakoje duhani, ka zbuluar një studim i ri.

Lifestyle

10/09/2019 12:53

Ai gjithashtu zbuloi se pirja e duhanit shisha “rrit ndjeshëm” rrezikun e një personi ndaj diabetit dhe mbipeshës, transmeton lajmi.net.

Në atë që quhet studimi më i madh ndonjëherë për të eksploruar efektet e pafavorshme të pirjes së shisha-s, studiuesit nga Brighton dhe Shkolla Mjekësore Sussex zbuluan se njerëzit kanë më shumë të ngjarë të fitojnë peshë dhe të zhvillojnë diabetin e tipit 2 pas thithjes së gazrave “nargjile”, sesa duhanpirësit.

Pjesëmarrësit, nga Irani, morën një pyetësor i cili hetoi historinë e tyre të pirjes së duhanit, faktorët e rrezikut kardiovaskular, ankthin dhe depresionin.

Kjo më pas u mat kundrejt rezultateve të tyre biokimike, të analizuara duke bërë teste gjaku.

Rezultatet zbuluan se “obeziteti, sindroma metabolike, diabeti dhe dislipidemia ishin të lidhura pozitivisht me pirjen e nargjileve ndërsa shoqëroheshin negativisht me pirjen e cigareve”, kanë shkruar autorët. /Lajmi.net/