Studimi: Sa më shumë dyqane të ushqimeve të shpejta, aq më shumë sulme në zemër

Qasja më e madhe në ushqim të shpejtë mund të ju rrezikojë më shumë nga sulmi në zemër.

Lifestyle

13/08/2019 14:32

Ky është konkludimi i studiuesve nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë pasi analizuan të dhënat e pacientëve kardiak për tri vite, transmeton lajmi.net.

Ata ekzaminuan të dhënat e 3,070 personave të shtruar në spital nga sulmi në zemër në Rajonin Hunter në Uellsin e Ri Jugor ndërmjet viteve 2011-2013.

Shkencëtarët po shikonin numrin e dyqaneve të ushqimit të shpejtë brenda secilës zonë për të hetuar ndonjë lidhje të mundshme me shkallën e rasteve kardiake.

Zonat me një densitet më të lartë të dyqaneve të shërbimit të shpejtë kanë më shumë incidenca të sulmeve në zemër. Jo vetëm kaq, por për çdo dyqan shtesë ushqimit të shpejtë, shkencëtarët regjistruan katër sulme shtesë në zemër.

“Gjetjet ishin konsistente në të gjitha zonat rurale dhe metropolitane të Uellsit të Ri Jugor”, tha autori i studimit Tarunpreet Saluja, pjesë e Universitetit të Newcastle.

Sulmi në zemër shkaktohet nga bllokimi i një arterie, e cila ndërpret furnizimin me gjak në një zonë të caktuar të muskujve të zemrës.

Ai zakonisht ndodh tek pacientët me sëmundje të arterieve koronare (CAD), një problem zemre që kompromenton rrjedhën e gjakut për shkak të depozitave yndyrore që ndërtohen brenda arterieve. /Lajmi.net/