Studimi: Njerëzit më të shkurtër kanë rrezik më të lartë për diabet

Simptomat e diabetit të tipit 2 përfshijnë dehidrimin dhe infeksionet e shpeshta.

Lifestyle

12/09/2019 09:26

Pacientët përjetojnë vështirësi të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të pësojnë ndryshime të humorit, probleme me gjumin, shikim të mjegulluar dhe shtypje të lartë të gjakut, transmeton lajmi.net.

Një studim i ri ka zbuluar se rreziku i diabetit të ardhshëm të tipit 2 ishte 41% më i ulët tek burrat dhe 33% më i ulët tek gratë, për çdo 10 cm që ishin më gjatë.

Autorët e hulumtimit, të cilët përfshijnë Dr Clemens Wittenbecher dhe Profesor Matthias Schulze të Institutit Gjerman të Nutricionit Njerëzor, thanë që studimi mbështeti gjatësinë, duke e cilësuar atë “shënues i dobishëm parashikues” për rrezikun nga diabeti.

“Ne gjetëm një lidhje të anasjelltë midis gjatësisë dhe rrezikut të diabetit tip 2 tek burrat dhe gratë. Ajo ishte kryesisht e lidhur me gjatësinë e këmbëve tek burrat”, shkruhej në hulumtim.

“Një pjesë e këtij asociimi të anasjelltë mund të nxitet nga ndërlidhjet me gjatësi më të madhe, me përmbajtje më të ulët të yndyrave në mëlçi dhe një profil më i favorshëm i faktorëve të rrezikut kardiometabolik”, thuhej tutje.

Studimi u botua në ‘Diabetologia’, revista e Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit, të hënën. /Lajmi.net/