Studimi i ri zbulon se çfarë rreziqesh ju vijnë nga nivelet e larta të stresit

Ne pamë të gjitha të dhënat që mund të gjenim dhe arritëm në përfundimin se faktorët negativë të shëndetit psikologjik, si stresi, ishin të lidhur qartë me shumë faktorë të rrezikut kardiovaskular.

Fun

15/09/2021 16:02

Nivelet e larta të stresit mund t’ju vënë në rrezik të zhvillimit të hipertensionit brenda dekadës së ardhshme, zbuloi një studim i ri, transmeton lajmi.net.

Kur hormoni i stresit, kortizoli, vazhdon të rritet me kalimin e kohës, ju gjithashtu mund të keni rrezik më të lartë për të pasur një goditje në tru, sulm në zemër ose sëmundje të zemrës, sipas hulumtimit të botuar së fundmi në Circulation, revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), shkruan CNN.

“Stresi, depresioni, zhgënjimi, zemërimi dhe një pikëpamje negative për jetën, jo vetëm që na bëjnë njerëz të pakënaqur, por ndikojnë negativisht në shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë,” tha Dr. Glenn Levine, profesoreshë e mjekësisë në Kolegjin e Mjekësisë Baylor në Houston, e cila drejtoi deklaratën shkencore të AHA mbi lidhjen midis mirëqenies mendore dhe sëmundjeve të zemrës.

Kur zhvilluam deklaratën AHA, “ne pamë të gjitha të dhënat që mund të gjenim dhe arritëm në përfundimin se faktorët negativë të shëndetit psikologjik, si stresi, ishin të lidhur qartë me shumë faktorë të rrezikut kardiovaskular,” tha Levine.

Lajmi i mirë, tha Levine, është se për shkak se mendja, zemra dhe trupi janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura, një person gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular duke u përpjekur për një këndvështrim pozitiv psikologjik.

“Ju mund të vendosni të ndryshoni mendimin tuaj për atë situatë stresuese ose të vendosni kufij – thjesht duke qenë të vetëdijshëm ju mund ta ndaloni atë stres të bëhet toksik për ju,” tha ekspertja e menaxhimit të stresit Dr. Cynthia Ackrill, një redaktore për revistën Contentment, prodhuar nga Instituti Amerikan i Stresit.

Çfarë të bëni?

“Nëse e pranojmë se ne priremi të jemi shpesh të stresuar, të frustruar ose të zemëruar, atëherë duhet të mendojmë se cilat janë saktësisht gjërat që na bëjnë të stresohemi. Pasi ta bëjmë këtë, ne me të vërtetë mund të ulemi të mendojmë dhe të vendosim, ‘a ia vlen të lejoj që këto gjëra të më bëjnë të stresohem ose të frustrohem?'”

Të qenit i vetëdijshëm për atë që ju shkakton stres, ju lejon të jeni në gjendje t’i ndaloni përgjigjet automatike hormonale para se të prekin sistemin e qarkullimit të gjakut, tha Ackrill.

Përgjigjuni ndaj stresit me një frymëmarrje të thellë ose me diçka tjetër relaksuese. Kjo do ta lejojë trurin tuaj të trajtojë situatën. /Lajmi.net/