Studim: Fëmijët që lindin me peshë të ulët, të rrezikuar për sëmundje të zemrës

Hulumtuesit kanë gjetur se si fëmijët që lindin me peshë të ulët janë më të rrezikuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Lifestyle

11/10/2019 07:54

Fëmijët me peshë të lehtë nuk kanë vetëm probleme shëndetësore të tjera, por madje rrezikohen edhe për sëmundje kardiovaskulare, kanë paralajmëruar studiuesit.

“Fëmijët me peshë të ulët, janë ose të prekur me sëmundje të parakohshme të zemrës, ose mund të kenë sëmundje kardiovaskulare me të rrezikshme dhe më afatgjate”, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij studimi, problemet me zemër te fëmijët me peshë të ulët zakonisht shfaqen kur janë fëmijë. Ata kanë zbuluar se nëse një fëmijë ka lindur me peshë të ulët, ka më shumë gjasa që të përjetoj sëmundje kardiovaskulare kur është në klasë të 5.

Pesha e ulët ka qenë po ashtu e lidhur me nivele të  kolesterolit të keq dhe nivele të ulëta të kolesterolit të mirë. /Lajmi.net/