Studenti ther për vdekje me thikë në universitet profesorin e psikologjisë

Një student ka qëlluar për vdekje me thikë një profesor psikologjie në kampusin e Universitetit të Kalifornisë Jugore, raporton policia e Los Angeles. Incidenti është raportuar si rezultat i një "mosmarrëveshjeje personale".

Bota

03/12/2016 13:37

Profesori u gjet i vdekur me shume plagë nga goditjet me thike, në kampin që ishte në ndërtim e sipër, ka thënë zyrtarët policor të zonës.

Studenti i dyshuar për kryerjen e sulmit është arrestuar pas disa orësh nga policia.

Chris Purington, koleg i pedagogut , tha se profesori nuk kishte pasur probleme me askënd.

“Ai ishte një njeri që kujdesej me të vërtetë për njerëzit” është cituar Purington nga “AP”,

“Ne besojmë se ky nuk është një akt i rastësishëm apo i përgjithshëm dhe nuk ka asnjë shqetësim për sigurinë e askujt në kamp “, tha një zyrtar i policisë./SYRI.net/ 

Image