Strucët “pushtojnë” qytetin: Policia i ndjek 100 sosh nga pas

Një skenë e pazakontë u filmua në qytetin kinez Chongguo, ku dhjetëra strucë u panë duke vrapuar rrugëve të qytetit dhe në autostradë.

Fun

21/01/2022 08:20

Në fakt siç ka shpjeguar pronari i fermës së strucëve, rreth 100 prej tyre ikën pasi që dikush kishte harruar derën e hapur, transmeton Telegrafi.

Strucët duket se shijuan lirinë, por i shkaktoi problem policisë lokale “që u vënë në kërkim të arratisurve”.

Në këtë incident për fat të mirë nuk është lënduar askush, pavarësisht se disa persona thanë se takimi me strucë 100 kilogramësh nuk ka qenë një përvojë e mirë.

Pamjet e pazakonta që habitën banorët lokalë shpejt u bënë virale në rrjete sociale.