Strootman – Juventus, ky është lajmi i fundit
Juventus nuk heq dorë nga Kevin Strootman.

Sport
Sipas mediave italiane, klubi bardhezi ka gati ofertën tjetër.
Kampioni italian është gati të ofrojë 40 milionë euro për holandezin, përcjellë “Lajmi.net”.
Përkundër rezistencës së Romës për të mos e shitur Strootmanin, torinezët nuk do të heqin dorë deri në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Opsion në rast të dështimit të Strootman për Juven është Andre Gomes i Barcelonës. /Lajmi.net/