Stresi fillon punën për projektin e ri

Stresi këtë herë bashkëpunimi me Don Phenom.

ShowBiz

27/07/2019 21:24

Stresi pas lirimit nga burgu kishte premtuar se ka ndërmend një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore, dhe atë po e bën, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të ‘Real Life’ me të cilën arriti pëlqimin e publikut, tani reperi me prejardhje tropojanë paralajmëroi fansat për një tjetër këngë këtë radhë një bashkëpunim.

Ai në postimin e bërë në llogarinë e tij në Instagram konfirmoi se klipi ‘Big Booty’ në bashkëpunim me Don Phenom lansohet shumë shpejt. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B0bbsVaH1Sv/