Stresi bëhet pjesë e politikës, kandidon për këtë pozitë

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka bërë të ditur se do të hyjë në politikë duke kandiduar për një post në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lajmin e ka ndarë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tha se synimi i tij është të përfaqësojë të…

ShowBiz

29/05/2026 16:26

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka bërë të ditur se do të hyjë në politikë duke kandiduar për një post në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lajmin e ka ndarë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tha se synimi i tij është të përfaqësojë të rinjtë dhe të sjellë më afër institucioneve problemet dhe kërkesat e tyre, transmeton lajmi.net.

Stresi u shpreh se vendimi për t’u angazhuar politikisht vjen si rezultat i përvojave që ka pasur gjatë jetës dhe sfidave me të cilat, sipas tij, përballen çdo ditë të rinjtë shqiptarë. Ai theksoi se dëshiron që rinia të ketë më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe të mos mbetet e heshtur përballë problemeve të shoqërisë.

Në mesazhin e tij, reperi ftoi të rinjtë që besojnë në ndryshim dhe energji të re politike që t’i bashkohen në këtë rrugëtim, duke shtuar se e ardhmja duhet të ndërtohet nga vetë brezi i ri./lajmi.net/