Storjet e Instagramit po pëlqehen më shumë se ato të Snapchat
Instagram është duke u përballur me kritikat se ka vjedhur veçorinë e Snapchat, atë të storjeve.
Fun
Në shikim të parë, Instagram duket se e ka bërë këtë. Por, në shikim të dytë, Instagram ka bërë diçka më mirë se Snapchat.
Dhe shumë njerëz kanë filluar t’i pëlqejnë storjet e Instagram më shumë sesa ato të Snapchat, dhe këto janë arsyet:
1. Mund ta shihni se kur përfundojnë postimet e njërit përdorues dhe kur fillojnë të tjetrit.
2. Snapchat e ka prioritet që t’ju bëjë të krijoni ndonjë storje, përderisa Instagram nuk e ka këtë formulë dhe nuk e hapë menjëherë kamerën tuaj, për t’ju shtyrë që të bëni një storje.
3. Të kontrollosh se kush ta ka parë postimin në storje është shumë më lehtë sesa në Snapchat. /Gazeta Express