Stoltenberg përmend Kosovën thotë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor sjell siguri në Evropë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Bruksel se "stabiliteti në Ballkanin Perëndimor sjell siguri më të madhe në Evropë" duke shtuar më tej se duhet "mbështetur reformën e stabilitetit me dialog politik, bashkëpunimi praktik dhe me bashkëpunim më të fortë me Bashkimin Evropian”, kjo do të ishte e mirë me të gjithë rajonin.

Bota

07/12/2016 18:40

“Do jemi kudo që progresi ka ngecur dhe është lag dukshëm me reformat”,  theksoi Stoltenberg në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s.

Kreu i Aleancës së Atlantikut theksoi, se “NATO ka shënuar rezultate në forma të ndërtimit të stabilitetit në Afganistan dhe në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne jemi të pranishëm më misionin tonë me paqeruajtësi e KFOR-i për të gjithë qytetarët e Kosovës, në kemi tre zyra rajonale, me dyer të hapura për anëtarësimin e të dy vendeve dhe partneritet aktiv me të gjithë të tjerët, përfshirë edhe Serbinë”, tha Stoltenberg. /Lajmi.net/