Stoke kërkon Sergi Roberton

Skuadra nga Premier Liga, Stoke City është duke kërkuar të arrijë marrëveshje për të transferuar lojtarin e Barcelonës, Sergi Roberton.

Sport

25/12/2014 11:37

Pasi ka transferuar gjatë verës lojtarët si Marc Muniesa dhe Bojan Krkic, Stoke do të kërkojë që të marrë nga Barcelona edhe një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Sergi Roberto i cili mund të largohet nga Camp Nou, nëse në drejtim të tij vjen një ofertë e mirë.

Sipas raporteve nga Sky Sports, Stoke City duhet të presë që ta bëjë këtë transferim vetëm gjatë verës. Roberto konsiderohet si një talent mjaft i mirë i cili premton gjëra të mëdha për të ardhmen.